Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka kërkuar nga Kuvendi Komunal, të thërras seancë urgjente me vetëm një pikë të rendit, atë për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për periudhën prej 30 vjetëve për Universitetin “Kadri Zeka”.
“Po zgjidhet edhe problemi i kampusit të Universitetit ‘Kadri Zeka’. Në këtë pikë, jemi së bashku me të gjithë përfaqësuesit politikë në Gjilan. Po hapet rruga për investime në Universitetin e Gjilanit”, tha Hyseni.
Sipas njoftimit të komunës, seanca është thirrur për ditën e premte, më 7 mars, me fillim në orën 10:00.