Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri njoftoi se më 05.03.2025, rreth orës 13:20, ka ndodhur një aksident në magjistralen Leposaviq-Jarinjë, në fshatin Kamen, Leposaviq.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor, zjarrfikësit dhe shërbimi emergjent mjekësor.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar 6 persona, 5 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1 shtetase e Kosovës. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe po marrin trajtim mjekësor.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.