Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, në fillim të seancës së sotme të kuvendit ka deklaruar se është tërhequr nga agjenda e Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, aplikacioni i Kosovës për status të mysafirit special në Këshill të Evropës.
Ajo e vlerësoi këtë si “një fitore të vogël por domethënëse” të Serbisë.
Mbledhja e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është duke u mbajtur në Paris.
Sipas kryeparlamentares serbe, 21 anëtarë të Komitetit Politikë votuan pro propozimit të Serbisë për heqjen e propozimit të Kosovës nga rendi i ditës, ndërsa dhjetë votuan kundër.