Me aktivitete të shumta në Skenderaj ka nisur shënimi i 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Fillimisht në Kuvendin Komunal të Skenderajt është mbajtur seanca solemne për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Ndryshe, ora e parë mësimore i është kushtuar Epopesë së UÇK-së, ndërsa në ora 09:00 Kuvendi Komunal në bashkëpunim me MK “Veteranët e UÇK-së, Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, Federatën Aeronautike të Kosovës, Federatën Shqiptare Aeronautike, Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës dhe Shoqatën ë Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë homazhe për nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur të mërkurën seancë solemne për nder të epopesë së UÇK-së, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, përfaqësues tjerë institucional, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta.
Kryesuesi Kadriu tha se epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është njëra nga faqet më të lavdishme të historisë sonë, duke thënë se sakrifica e Jasharëve është një thirrje e përhershme për të punuar me ndershmëri për të forcuar shtetin.