By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Portali amerikan: Njerëzit e Trump negociuan drejtpërdrejt me Hamasin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Portali amerikan: Njerëzit e Trump negociuan drejtpërdrejt me Hamasin
Rajon / Botë

Portali amerikan: Njerëzit e Trump negociuan drejtpërdrejt me Hamasin

Kosova Times
Last updated: 2025/03/05 at 5:16 PM
Kosova Times Published March 5, 2025
Share
SHARE

Administrata Trump ka qenë në bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin për lirimin e pengjeve amerikanë të mbajtur nga Hamasi në Gaza dhe mundësinë e një marrëveshjeje më të gjerë për t’i dhënë fund luftës, i thanë Axios dy burime , të cilët portali amerikan pretendon se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në negociata.

Axios raporton se këto negociata, të udhëhequra nga i dërguari i Trump për çështjen e pengjeve, Adam Boehler, janë të paprecedentë, sepse SHBA-ja kurrë më parë nuk ka negociuar drejtpërdrejt me Hamasin, të cilin e cilësoi si organizatë terroriste në 1997.

Portali amerikan thekson se takimet mes Beohler dhe zyrtarëve të Hamasit janë mbajtur në Doha javët e fundit. 

Përveç pengjeve, ata diskutuan edhe një armëpushim afatgjatë në Gaza

Megjithëse administrata Trump u konsultua me Izraelin për mundësinë e angazhimit me Hamasin, Izraeli mësoi për pjesë të këtyre negociatave përmes kanaleve të tjera, tha një burim. Burimet folën me Axios në kushte anonimiteti.

Negociatat u përqëndruan pjesërisht në lirimin e pengjeve amerikane, gjë që bie në përgjegjësinë e Boehler si i dërguar i pengjeve.

Megjithatë, një marrëveshje më e gjerë për të liruar të gjithë pengjet e mbetur dhe për të arritur një armëpushim afatgjatë u diskutua gjithashtu, thanë burimet. Por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Ndryshimi i qasjes amerikane ndaj situatës në Gaza

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff gjithashtu planifikoi të udhëtonte në Doha këtë javë për t’u takuar me kryeministrin e Katarit rreth bisedimeve të armëpushimit, por e anuloi udhëtimin pasi nuk pa ndonjë përparim nga Hamasi, tha një zyrtar amerikan.

Qasja e Trump ndaj konfliktit ndryshon thelbësisht nga ajo e Bidenit, duke përfshirë kërcënimet e përsëritura të “ferrit” për Hamasin dhe një propozim për një “marrje” të Gazës nga SHBA.

Negociatat e drejtpërdrejta me Hamasin, veçanërisht pa pëlqimin e Izraelit, janë një hap që administratat e mëparshme nuk e kanë ndërmarrë.

Si është situata me pengjet në Gaza?

Sa i përket situatës aktuale të pengjeve, 59 mbahen ende nga Hamasi në Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmojnë se 35 prej tyre janë vrarë.

Inteligjenca izraelite beson se 22 pengje janë ende gjallë dhe statusi i dy të tjerëve nuk dihet.

Pengët e mbetur përfshijnë pesë amerikanë, përfshirë 21-vjeçarin Edan Alexander, i cili besohet të jetë gjallë.

Armëpushimi 42-ditor, i cili ishte pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së Gazës, skadoi të shtunën pasi palët nuk arritën një marrëveshje për zgjatjen e saj.

Luftimet nuk kanë rifilluar, por Izraeli ka pezulluar të gjitha dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza, ku rreth 1.9 milionë palestinezë, rreth 90% e popullsisë, janë zhvendosur nga lufta dhe janë në rrezik nga uria.

Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Kryeministrit izraelit nuk komentuan përpara raportit të Axios.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times March 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 28 gusht 2024!

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Nesër nënshkruhet marrëveshja IPA III me BE-në në vlerë 63.69 milionë euro
MPJD: Nuk ka kërkesë për vizitë të Vuçiqit në Kosovë
Trupi i Hajrizit kthehet në Kosovë, MPJD: Po kryhen procedurat mjeko-ligjor
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?