Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ministri Maqedonci bëri të ditur se takimi me ambasadorin Angili ishte miqësor, me ç’rast u konfirmua angazhimi për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Nga ambasadori Angili pranova urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa në vazhdim të takimit trajtuam çështjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, veçanërisht ky bashkëpunim e koordinim në situatën aktuale gjeopolitike,” ka shkruar Maqedonci.

Tutje bëhet ditur se të dyja palët rikonfirmuan angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, ndërsa në Kosovë pritet të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve “Made in Kosova” përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE.