Një 26-vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri nga një person tjetër (31 vjeç). Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 01:50 në rrugën ‘Durrësi’ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar (Z.T. 31 vjeçar) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G 26 vjeçar). Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit dhe gjendja e tij sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, menjëherë në vendngjarje kanë dalë sektori i hetimeve të stacionit dhe hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve të cilët kanë mbledh provat dhe dëshmitë e këtij rasti.
“I dyshuari është vetëndezur dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Pushkë automatike me numër serik AK-47, 2 karikatorë, 7 fishekë të kalibrit të panjohur, 1 gëzhojë. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit, derisa në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftim.