Institucionet komunale të Vitisë, të udhëhequr nga kryetari i komunës, Sokol Haliti, në kuadër të Epopesë së UÇK-së kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
Sipas njoftimit të Komunës së Vitisë homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, FSK-së dhe të tjerë.
“Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë të udhëhequr nga kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, FSK-së dhe të tjerë”, thuhet në njoftim.