Ky aktivitet u bashkëorganizua nga Komuna e Skenderajt, Federata e Futbollit e Kosovës dhe FC Drenica Futsal, në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në ndeshjen finale Drenica shënoi fitore bindëse ndaj Mabetex Prishtina, me rezultat 6:1. Paraprakisht në gjysmëfinale Drenica e mposhti Liqenin, 4:2, derisa Mabetex Prishtina fitoi ndaj Vjosës, 2:1.