Kurti ka vizituar bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, mësimdhënësen Elza Kabashi dhe bashkëshortin e saj, prof. dr. Bashkim Kabashi.

“Zonja Elza ia kushtoi tërë karrierën e saj 45-vjeçare mësimdhënies si arsimtare e gjuhës shqipe në shkollën fillore ‘Meto Bajraktari’ në Prishtinë. Profesor Bashkimi është një nga themeluesit e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, i cili gjatë karrierës së tij 55-vjeçare ka publikuar mbi 70 punime shkencore. Ai ka qenë një figurë kyçe në krijimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci’, fillimisht si inxhinier kryesor e më pas edhe si drejtor i përgjithshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti më tej ka falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e përkushtimin, në kultivimin e brezave dhe mësimdhënien si forcë shtytëse e përparimit të kombit e zhvillimit të shtetit.