Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë për një analizë të gjatë jo vetëm kabinetin e tij qeveritar, por edhe deputetë e kryebashkiakë.

 

Pas mesditës së sotme, rreth orës 14:30, në një takim të mbyllur në ambientet e Pallatit të Brigadave pritet të raportojnë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrat.

Gjithashtu mësohet se mund të bashkohen në këtë analizë dhe disa prej kryebashkiakëve të bashkive të rëndësishme të vendit.

Burimet thonë për RTSH-në se deri më tani gjithçka është e mbyllur për mediet dhe kjo është një analizë radhe, që kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste bën me strukturat drejtuese.

Ndërkaq nesër pritet që në analizë të përfshihen strukturat e partisë, ku mund të bëhet prezantimi i kandidateve me të cilët PS-ja do të garojë për një mandat të 4-rt më 11 maj.