Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke thënë se historia ka dëshmuar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtyllë e shoqërisë.

 

“Historia jonë ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj më tutje ka thënë se është punuar ndër vite për përparimin e pozitës së gruas, por që ende mbetet punë për të bërë.

“Është përgjegjësi e përbashkët që të angazhohemi për një shoqëri ku gratë gëzojnë barazi të plotë dhe mundësi të drejta”, ka thënë ai.