By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministër a je lodhë nga mashtrimet?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kryeministër a je lodhë nga mashtrimet?!
Opinion

Kryeministër a je lodhë nga mashtrimet?!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/08 at 7:20 AM
Kosova Times Published March 8, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Në perimetrin e tokës prej 24 hektarësh rreth Manastirit të Deçanit ndodhen objekte që u përkisnin ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Me përfundimin e luftës, në vitin 2000, dy ndërmarrjet iu drejtuan gjykatës. Ato kërkuan anulimin e marrëveshjes politike për tokën 24 hektarësh nga koha e Millosheviqit.

Kryeministri me kritere të dyfishta për sistemin e drejtësisë

Albin Kurti si opozitarë e kishte mbështetur fuqishëm rreshtimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan në mbrojtje të pronave të ish ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, por Albin Kurti si pushtetarë, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i kishte urdhëruar zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës për bartjen e pronave të ndërmarrjeve publike në emër të manastirit të Deçanit, me arsyetimin se ishte vendim i gjyqësorit, vendim i institucioneve të drejtësisë së shtetit tonë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13.03.2024 i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit, me arsyetimin se do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Mirëpo, çfarë ndodhi, shkuan 24 hektarë për ‘lesh’ dhe Kosova nuk u pranua në Këshillin e Evropës, madje tani është hequr fare nga agjenda e anëtarësimit!

Para se të vazhdoj tutje, do t’i thosha Albin Kurtit, Kryeministër a je lodhë nga mashtrimet!?

Mirëpo i njëjti person në të njëjtin pozicion, nuk e përfill vendimin e gjyqësorit për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, me arsyetimin se është vendim politik dhe tendencioz, madje duke shkuar edhe përtej kësaj, duke e cilësuar ftesën e prokurorisë si vendimi kriminal i institucioneve të drejtësisë!

Albin Kurtin kot e priti prokurori dy herëve të fundit, pasi ai e kishte zgjedhur që të pres shirita në mes të ‘Livadheve të Arapit’ diku në periferi të Gjilanit dhe që të merr pak krenari nga Epopeja e Jasharajve në Prekaz!

Të gjithë të barabartë para ligjit

Në të hyrjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë në Itali e hasim të njëjtin mbishkrim: “La legge è uguale per tutti”, që në shqip i bie, ‘Drejtësia është e barabartë për të gjithë’.

Për fatin e keq, në Kosovë nuk vlen ky nocion biblik për drejtësinë!

Tek ne ka pasur gjithmonë njerëz që janë mbi ligjin dhe drejtësinë!

Të tillët janë shembulli më i keq (pa) barazisë qytetare dhe keq-funksionimit të drejtësisë vendore!

Pavarësisht simpatisë apo empatisë së qytetarëve ndaj një lideri të caktuar partiak, insitutucionet e shtetit janë mbi të gjitha subjektet politike dhe liderët partiakë.

Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit nuk i bëri përshtypja as thirrja për herë të katërt që të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rezervat shtetërore!

Përderisa, kryeministri i vendit nuk i respekton institucionet e shtetit me të cilin qeverisë, atëherë kemi arsye të shtrojmë pyetjen e logjikshme, ka apo s’ka diferencime ideo-politike në Kosovë!?

Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë, ka kapje të shtetit dhe ka diferencime ideo-politike në Kosovë ngjashëm sikur në sistemin komunist të epokës së kaluar.

Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti me legjitimitetin më të lartë qytetarë nuk i bën nder ikja nga drejtësia, në këtë rast nga Prokuroria Speciale. Sikur unë të isha në vendin e tij, jo vetëm që do t’i përgjigjesha ftesës pa asnjë hezitim, me veti do t’i merrja edhe mediat për t’u intervistuar në prani të tyre, për të dhënë shembullin e mirë para qytetarëve të vendit dhe për të dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin në këtë vend!

You Might Also Like

Kuvendarët po veprojnë të çorganizuar sikur të ishin nën ndikimin e madh të alkoolit?!

Strategji e rrezikshme në rrjete sociale: A po teston Serbia terrenin për kaos në veri të Kosovës?

Sikur nesër të ishin votimet – për kënd do të votojë qytetari?

DIOGUARDËT ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE ZBARKOJNË NË MAQEDONINË ILIRIANE

RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hamasi ra dakord të lirojë të gjithë pengjet në këmbim të përfundimit të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Kosova Times Kosova Times October 18, 2023
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
Arrestohet për ryshfet ish-shefi i departamentit të komunikimit në Ministrinë e Mbrojtjes
Serbia ka në në krye të shtetit një ndytësirë që po e pret një përfundim i keq
Kek me kakao i përgatitur me një recetë 100-vjeçare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?