(I plotësuar, 12:50) Nga sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet ka filluar marshi tradicional i organizuar nga Kolektivi ‘Marshojmë S’Festojmë’, që shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Marshojmë për njana – tjetrën” ishte motoja e këtij marshi, në të cilin morën pjesë vajza e gra të të gjitha moshave, në mesin e tyre edhe ato nga jeta publike.
‘Drejtësia me vonesë është padrejtësi’, ‘Sot marshojmë çdo ditë luftojmë’, ‘Trupi jem e drejta jem’ ishin disa prej pankartave që mbanin në duar pjesëmarrëset e këtij marshi.
Ndërkohë, me thirrjen drejtësi për gratë dhe vajzat si dhe poshtë policia patriarkale janë lexuar emrat e grave tashmë të vrara nga bashkëshortët e tyre tek objekti kryesor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast protestueset e këtij marshi hodhën ngjyrë të kuqe drejt këtij objekti, duke kërkuar drejtësi për gratë e vrara.