By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lufta Kibernetike Ruso-Serbe në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Lufta Kibernetike Ruso-Serbe në Ballkan
Opinion

Lufta Kibernetike Ruso-Serbe në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2025/03/09 at 9:02 AM
Kosova Times Published March 9, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Adnan QAKA

Një tjetër element i luftës speciale që po zbatojnë Serbia dhe Rusia në Ballkan është lufta kibernetike. Më 12 shtator, agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve “Associated Press” njoftonte nga Podgorica: në selinë e qeverisë në Malin e Zi, anëtare e NATO-s, kompjuterët janë fikur, interneti është mbyllur dhe faqet kryesore të qeverisë janë bllokuar. Sulmi kibernetik ka filluar që më 20 gusht 2020. Më 10 shtator, në të njëjtën ditë, kemi sulme kibernetike kundër institucioneve shtetërore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Bllokimi informatik i një shteti duket si një formë e pushtimit pa tanke dhe pa ushtri të huaj, por që arrin efektin e bllokimit dhe paralizimit të jetës institucionale në një shtet anëtar të NATO-s, njësoj sikur të pushtohej.

Agjencia e Sigurimit Kombëtar të Malit të Zi njoftoi më 26 gusht 2022 se disa agjenci të specializuara të Rusisë qëndrojnë prapa sulmeve kibernetike në sistemet kyçe të institucioneve kryesore të vendit. Në një deklaratë për media, agjencia malazeze e sigurimit kombëtar njoftoi se “shërbimet e koordinuara ruse janë prapa sulmeve kibernetike, të cilat ndodhën për herë të parë në Mal të Zi”. Sulmet kibernetike ruse kundër Malit të Zi nuk janë as rastësi dhe as raste të izoluara.

Kemi një ofensivë të vërtetë ruse të sulmeve kibernetike të njëkohshme ndaj pothuajse të gjitha shteteve të rajonit. Kjo ofensivë kibernetike ruse filloi dhe po vazhdon që nga agresioni i tanishëm ushtarak rus kundër Ukrainës. Pra, duhet konsideruar pjesë e agresionit rus dhe konfliktit gjeopolitik e gjeoushtarak të Rusisë me Aleancën Atlantike.

Më 29 gusht 2022, qendra e specializuar kibernetike “cybernews.com” bëri të ditur se Mali i Zi, Sllovenia dhe Moldavia kanë pasur sulme kibernetike masive. Ballkani ndodhet në mesin e një lufte të re ruse, e cila quhet luftë kibernetike, me pasoja të rënda për sigurinë, jetën, shoqërinë, sovranitetin dhe pavarësinë e shteteve e popujve të rajonit. Sipas drejtorit të Agjencisë Kroate të Sigurisë dhe Zbulimit, Danjel Markiq, Rusia ka rritur sulmet kibernetike ndaj Kroacisë, duke synuar vjedhjen e informacionit sensitiv nga ministritë dhe administrata e taksave. Disa nga këto sulme erdhën nga grupet e lidhura me agjencitë ruse të spiunazhit.

Portali rumun “romania-insider.com” ka bërë të ditur se sulmet kibernetike ruse kanë goditur 300 faqe interneti rumune, përfshirë qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, xhandarmerinë rumune, Ministrinë e Financave, shërbimet e telekomunikacionit e të tjera.

Lufta e re kibernetike ruse ka objektivin jo vetëm paralizimin e institucioneve shtetërore në vendet e Ballkanit, por edhe ndërhyrjen në jetën politike e sociale të tyre, provokimin e trazirave dhe destabilizimin. Ekspertët amerikanë parashikojnë se një objektiv tjetër i shkallëzimit të luftës kibernetike kundër vendeve të NATO-s mund të jetë goditja e infrastrukturës kritike të shteteve ballkanike, konkretisht sistemi i energjisë elektrike, ujësjellësit, shërbimi shëndetësor kombëtar, shërbimi policor, digat për shkaktimin e përmbytjeve masive, transporti publik dhe komunikimi publik.

Kjo nuk është fantashkencë, por një realitet i prekshëm. Kuptohet se goditja kibernetike ruse e sistemit të sigurisë kombëtare të shteteve të NATO-s në rajon do të kishte pasoja katastrofike, një luftë pa pushtues direkt me trupa, por me pushtim të telekomanduar kibernetik nga Kremlini.

Në jurisprudencën ndërkombëtare dhe në diplomacinë ndërkombëtare ka lindur dhe po zhvillohet një diskutim intensiv nëse sulmet kibernetike duhet të konsiderohen akte lufte. Në fakt, duhet një qëndrim unanim se sulmet kibernetike, që paralizojnë qeveritë, institucionet shtetërore, jetën publike dhe ekonomike, destabilizojnë shtetet dhe prishin ekuilibrat jetikë të ekzistencës së shteteve e popujve, duhet të konsiderohen akte lufte.

Një shqetësim tjetër është alternativa tepër e rrezikshme e goditjes së sigurisë fizike të shteteve dhe popujve përmes sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës kritike. Megjithatë, duke qenë se kjo është një formë e re e luftës midis shteteve dhe jo një agresion klasik i pushtimit fizik, ende nuk ka një dokument ligjor ndërkombëtar të pranuar gjerësisht që ta klasifikojë si akt lufte. Ajo që bie në sy menjëherë në luftën e re kibernetike ruse në Ballkan është fakti se vetëm Serbia nuk ka pasur asnjë sulm kibernetik.

Kjo tregon se Rusia nuk sulmon aleatin e saj të vetëm strategjik në Ballkan, i cili, në rastin e agresionit rus në Ukrainë, është i vetmi shtet evropian që ka mbështetur Rusinë dhe ka refuzuar sanksionet e BE-së, megjithëse zyrtarisht është shtet kandidat për anëtarësim në BE. Kjo tregon se Serbia është në përputhje me strategjinë antiatlantike të Rusisë në Ballkan. Për rrjedhojë, Rusia me luftën e saj kibernetike kundër shteteve të NATO-s në Ballkan synon të dobësojë shtetet rivale të Serbisë, si Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnja. Ekspertët perëndimorë të strategjisë dhe zbulimit besojnë se lufta kibernetike ruse në Ballkan përfshin edhe implikimin e shërbimeve sekrete serbe në bashkëpunim me ato ruse, me synimin për të shtrirë konceptin e “botës serbe” në përputhje me “botën ruse”, si një strategji destabilizimi të rajonit. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe njëherësh kandidate për presidente e SHBA-ve, Hillary Clinton, në gusht të vitit 2016, akuzoi rusët për depërtimin në sistemin e e-maileve, sulme kibernetike ndaj Estonisë në vitin 2007 dhe për një seri sulmesh kibernetike në disa shtete të botës. Armët kibernetike janë mjete hakimi që i mundësojnë një ushtari kibernetik të depërtojë në sistemet kompjuterike të një infrastrukture kritike kombëtare të armikut.

Pasi vendoset kontrolli mbi sistemin, doktrina ushtarake përcakton se komandanti kibernetik mund të urdhërojë mbylljen e tij, duke shkaktuar kaos dhe paralizim total të shoqërisë së prekur.

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

TAGGED: #Adnan Qaka
Kosova Times March 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tre serbëve të arrestuar në Banjska iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj

Kosova Times Kosova Times October 24, 2023
AP: Izraeli ka të ngjarë të ketë sulmuar objektin e prodhimit të raketave të Iranit në Shahrud
Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet ndaj Rumanisë e Qipros
Tridhjetë vjetori i themelimit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994-2024
Franca, Gjermania dhe Britania mbështesin thirrjet për armëpushim në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?