Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, e cila ka zgjatur mbi 5 orë, për të analizuar rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm të partisë. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në një konferencë me gazetarë, ka deklaruar se LDK-ja nuk ka interes për bashkëpunim me LVV-në dhe se pozita e LDK-së është e qartë në këtë drejtim.

Kreu i LDK-së ka theksuar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozicionin e kryeministrit dhe ka shprehur besimin se duhet të krijohet një qeveri stabile, jo afatshkurtër.

Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja pret veprimet e partisë fituese të zgjedhjeve për të nisur procedurat për formimin e qeverisë dhe se pozicioni i LDK-së do të bëhet i ditur pas atyre veprimeve.