Greva 24-orëshe, që filloi në mesnatë, përshin punonjësit e sektorit publik në aeroporte, si dhe stafin e sigurisë dhe të shërbimeve tokësore.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, në Aeroportin e Frankfurtit janë anuluar 1,054 nga 1,116 fluturimet e planifikuara të ditës. Në aeroportin e Berlinit, të gjitha fluturimet e rregullta të nisjes dhe mbërritjes janë anuluar, ndërsa aeroporti i Hamburgut konfirmoi se nuk do të ketë asnjë nisje. Aeroporti i Këln/Bonn raportoi se nuk do të ketë shërbim të rregullt për pasagjerët, ndërsa Aeroporti i Munihut paralajmëroi pasagjerët të presin një “orar fluturimesh të reduktuar ndjeshëm”.

Grevës së shpallur nga sindikata e punonjësve të shërbimeve “ver.di” i janë bashkuar aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Dyseldorfit, Dortmundit, Këln/Bonn, Leipzig/Halle, Shtutgartit dhe Munihut. Ndërsa në aeroportet më të vogla si Weeze dhe Karlsruhe/Baden-Baden, greva ka përshirë vetëm punonjësit e sigurisë.