Ushtarët italianë të Batalionit të Forcës Rezervë Operacionale (ORF) të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrulla përgjatë Vijave Kufiri Administrativ (ABL).
Në një postim në ‘Facebook’, KFOR-i bën të ditur se ky aktivitet patrullues ka si qëllim garantimin e sigurisë në këtë rajon.
“Aktivitetet patrulluese si të motorizuara ashtu edhe në këmbë, kanë si qëllim garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e prezencës konstante në zonë”, thuhet në njoftim.