“Pas përfundimit të analizave të ADN-së dhe procesit të identifikimit final nga IML, 7 viktima të ekzekutuara gjatë Masakrës së Kralanit – një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe – janë identifikuar dhe familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Mbetjet mortore (eshtrat) e viktimave të identifikuara janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin, ndërkohë, procesi i identifikimit final po vazhdon edhe për pesë persona të tjerë nga lista e personave të zhdukur.

Familjarët kanë mundësi të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit.