Paneli i Gjykatës Themelore të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Haxhi Shalës për ndryshimin e nivelit të kompleksitetit dhe shumës së ndihmës ligjore të përcaktuar për mbrojtjen e tij.
Shala argumentoi se Gjykatësi i Procedurës Paraprake nuk kishte shqyrtuar ligjshmërinë dhe themelësinë e paraburgimit të tij gjatë paraqitjes së tij të parë më 13 dhjetor 2023. Ai argumentoi se kjo ishte në shkelje të të drejtës së tij për liri dhe siguri sipas nenit 5(3) të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.
“Paneli e konstatoi kërkesën referuese të pranueshme, por, sa i takon themelësisë së saj, arriti në përfundimin se paraqitja e parë e Shalës ishte kryer në pajtim me nenin e sipërpërmendur. Paneli theksoi se Shala u informua mjaftueshëm për arsyetimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake lidhur me paraburgimin dhe iu dha mundësia të shprehte mendimin e tij, si edhe, ndonëse Gjykatësi i Procedurës Paraprake mund të ishte shprehur më qartë, vendimi i tij nuk sugjeron se ai i anashkaloi aspektet e ligjshmërisë dhe të themelësisë të paraburgimit të Shalës”, njofton Specialja.
Specialja njofotn se kjo çështje është trajtuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Supreme, sikurse ju kemi informuar edhe më herët.