Në një postim në ‘X’, Rohde theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të garantuar paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

“Është kënaqësi të shoh presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, duke u takuar me Ambasadorët Aleatë të NATO-s dhe përfaqësues të shteteve të tjera kontribuese të trupave të KFOR-it. Ky takim i rëndësishëm thekson angazhimin tonë të palëkundur dhe përkushtimin e përbashkët për sigurimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajonin përreth”, ka shkruar ambasadori gjerman.