“Takimi me ekipin amerikan filloi në mënyrë shumë konstruktive dhe ne po punojmë për të sjellë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Yermak, i cili është shefi i kabinetit presidencial të Ukrainës, raporton CNN.

Yermak është pjesë e ekipit negociator të Ukrainës, së bashku me ministrin e jashtëm të vendit, ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, të cilët do të takohen të martën me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz, në Arabinë Saudite.