Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se është takuar me djalin presidentit amerikan, Donald Trump Jr.
Vuçiq ka shkruar në Facebook se në takim është biseduar për marrëdhëniet mes Serbisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe temat “që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale”.
“Theksova ndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, ka shkruar Vuçiq.
Sipas tij, takimi me djalin e Trumpit simbolizon angazhimin për forcim të raporteve dhe punën në adresimin e sfidave globale.