Misioni i SHBA-së ka treguar se në këtë vizitë në Kosovë bashkë me Sekretarin Rutte ka qenë edhe ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të Misionit të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk.

“Që nga viti 1999, NATO ka udhëhequr një operacion për mbështetjen e paqes në Kosovë për të garantuar sigurinë”, thuhet në njoftimin e misionit të SHBA në NATO.