ATSH
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar seanca ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Sipas njoftimit të Apelit të Posaçëm seanca është shtyrë dhe gjyqtari Engert Pëllumbi do të shpallë nesër në orën 10:00 vendimin për Veliajn.
Avokatët e Veliajt kërkojnë lirimin nga qelia e paraburgimit dhe caktimin e një mase më të lehtë sigurie me argumentin se “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”.
Edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, kërkoi masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore.
Ndërkohë, avokatët mbrojtës të tre biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushit, kanë kërkuar heqjen e masës detyrim paraqitjeje. Të tre akuzohen për korrupsion aktiv.
Kryebashkiaku Erion Veliaj mbahet në qeli prej 10 shkurtit dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.