E ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ka thënë se për dekada me radhë Busek punoi pa u lodhur për integrimin e Evropës Lindore dhe Juglindore në Bashkimin Evropian.

Rama ka shkruar  në “Facebook”  se ky vendim u miratua në unanimitet në Kuvendin Komunal, duke treguar vlerësimin e përbashkët për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

“Emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon”, ka shkruar ai.

Rama ka theksuar se “Me këtë shesh, ne jo vetëm që nderojmë trashëgiminë e tij, por edhe forcojmë lidhjet mes dy shteteve tona, duke ruajtur kujtimin e një miku të madh të Kosovës”.