Në njoftim thuhet se mjafton që qytetarët ta përdorin numrin e letërnjoftimit ose ID-në e klientit i cili gjendet në faturën e KRM Pastrimi për të kryer pagesën në mënyrë të sigurt dhe pa pritje.

“Pse është e rëndësishme?

Mbështetni ndërmarrjen për të ofruar shërbime më cilësore dhe më efikase.

Ndihmoni në mbajtjen e një mjedisi më të pastër për të gjithë ne.

Kurseni kohë duke e paguar faturën nga komoditeti i shtëpisë tuaj”, thuhet në njoftimin e KRM.