Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se së bashku biseduan për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë e fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm.

“Tutje, mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe konstituimi i qeverisë pas zgjedhjeve dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të”, thuhet në njoftim.

Tutje, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe shtetin e Austrisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.