IKK-ja njofton se dëshmitë janë mbledhur në disa vende.

Në fshatin Ramjan, Liridon Emerllahu dhe Sali Ismajli dorëzuan foto të dëmeve materiale, me mbështetjen e Kryetarit të fshatit. Isuf Ibrahimi, Kryetar i fshatit Tërstenik, kontribuoi me shënime të detajuara mbi fshatin gjatë luftës.

Nga fshati Kabash, Arben Jakupi, Kryetar i fshatit, dhe Jakup Haxhiu dorëzuan materiale të dëmeve materiale dhe foto, duke ndihmuar në dokumentimin e përvojave të fshatit.

IKKL-ja mori dëshmi të rëndësishme për Masakrën e Landovicës në Prizren nga Rasim Gashi dhe Emine Gashi, të cilët dorëzuan dokumente mjekësore dhe deklarata personale.

Raime Zeka dha një deklaratë të rëndësishme lidhur me përvojat e saj gjatë luftës, duke folur për vuajtjet dhe trajtimin që ka përjetuar. Dëshmia e saj thekson rëndësinë e kujtimit të kësaj periudhe të vështirë.

Brahim Gjaka, ish-komandant i batalionit të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në IKKL.

IKKL-ja shpreh mirënjohje për këto kontribute të vlefshme dhe vazhdon të punojë për të ruajtur dhe dokumentuar të kaluarën e Kosovës.