By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MINT dhe Dogana e Kosovës me marrëveshje për parandalimin e monopolit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > MINT dhe Dogana e Kosovës me marrëveshje për parandalimin e monopolit
EkonomiFinanca

MINT dhe Dogana e Kosovës me marrëveshje për parandalimin e monopolit

Kosova Times
Last updated: 2025/03/14 at 11:51 PM
Kosova Times Published March 14, 2025
Share
SHARE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për të lehtësuar, siç thonë, tregtinë, parandaluar monopolizimin dhe shmangur kostot e larta të testimeve laboratorike për kontrollin e cilësisë në tregun e brendshëm.

 

“Kjo marrëveshje garanton që testet laboratorike do të kryhen pa asnjë barrë financiare për buxhetin e MINT-it apo bizneset, duke siguruar transparencë dhe integritet në këtë proces dhe duke përmirësuar standardet e kontrollit të cilësisë”, thotë kjo ministri.

Që nga vendimi i ministres Hajdari, bënë të ditur MINT-i, Dogana e Kosovës ka marrë përsipër kryerjen e testimeve laboratorike për të garantuar konformitetin e derivateve të naftës të importuara në Kosovë.

“Me kalimin nga laboratorët privat në laboratorët shtetërorë, kemi arritur të kursejmë ekonominë e
Kosovës dhe qytetarët nga kosto të panevojshme prej 1.1 milionë eurosh. Për më tepër, nga nëntori i vitit 2021, për herë të parë kemi nisur kontrollin e cilësisë për vajrat motorikë dhe hidraulikë”, ka bërë tutje të ditur ministria.

Që atëherë, sipas tyre, laboratori i Doganës së Kosovës ka kryer testime për 910 mostra të vajrave, prej të cilave 78 nuk i kanë përmbushur standardet dhe janë ndaluar nga hyrja në treg.

“Gjithashtu, kemi kryer auditimin e katër operatorëve privat të licencuar për përzierjen e karburanteve dhe vajrave për ngrohje. Pas inspektimeve, Dogana e Kosovës konstatoi se operatorët nuk po respektonin masat e mbikëqyrjes, ndërkaq MINT vendosi revokimin e licencave të tyre. Si rezultat, bazuar në kërkesat e tregut dhe rritjen e mbikëqyrjes, kemi parandaluar shmangien tatimore që mund potencialisht të ndodhte përmes këtyre operatorëve, duke kursyer buxhetin e Kosovës me rreth 3.5 milionë euro në vit”.

MINT thotë se me fuqizimin e mëtejshëm të laboratorit shtetëror, kanë hedhur bazat për zgjerimin e kapaciteteve të tij, duke siguruar një sistem të pavarur dhe të besueshëm të testimit që i shërben nevojave të tregut dhe qytetarëve të Kosovës, rritjes së cilësisë së produkteve, mbrojtjes së konsumatorit dhe efikasitetit ekonomik.

You Might Also Like

Trepça kthen në pronësi mbi 1,200 hektarë në vlerë mbi 400 milionë euro

Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë

Kosova dhe Italia me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtëAmbasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangien e tij. Sipas njoftimit, marrëveshja sjell përfitime të rëndësishme për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, duke garantuar: Asnjë tatim i dyfishtë për të njëjtat të ardhura në Kosovë dhe Itali. Tatimi i paguar njihet si kredit tatimor në shtetin tjetër sipas rregullave përkatëse. Rregulla të qarta për paga, profesione të lira dhe biznese. Pensionet tatohen vetëm në shtetin e rezidencës. Punësimi afatshkurtër (deri 183 ditë) tatohen vetëm në shtetin e rezidencës kur plotësohen kushtet e marrëveshjes. Përjashtime për studentë dhe praktikantë që qëndrojnë për studim ose trajnim. Norma më të favorshme për dividendë, interesa dhe honorare. Siguri juridike më të madhe për qytetarët dhe investitorët. Ambasada ka theksuar se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Italisë. TË FUNDIT Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë Kosova dhe Italia me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë Kosova dhe Italia me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë ‘Ditët Franceze të Biznesit 2026’,mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik ‘Ditët Franceze të Biznesit 2026’,mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik Azemi: Nuk u zbatua paga minimale për punëtorët teknikë në QKMF Klinë Azemi: Nuk u zbatua paga minimale për punëtorët teknikë në QKMF Klinë VIDEO Mehmet Ballazhi – Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit – Mirëmëngjesi Kosovë 02.02.2026 Mehmet Ballazhi – Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit – Mirëmëngjesi Kosovë 02.02.2026 Lajme 13:00 02.02.2026 Lajme 13:00 02.02.2026 Flamuri i Kosovës mes elitës botërore të skijimit, Visar Kryeziu dhe Agim Pupovci 01.02.2026 Flamuri i Kosovës mes elitës botërore të skijimit, Visar Kryeziu dhe Agim Pupovci 01.02.2026 Telekino – Bota e Animacionit dhe ndikimi tek fëmijët 31.01.2026 Telekino – Bota e Animacionit dhe ndikimi tek fëmijët 31.01.2026

Pse është Greqia vendi më i mirë evropian për pensionistët?

Panxhar i pjekur me hurmë, arra dhe djathë

Kosova Times March 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dimri po vjen. Fundi i tranzitit ukrainas dhe e ardhmja e gazit në Evropë

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Ancelotti para sfidës me Milanin: Ata janë skuadër e rrezikshme
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka nevojë për ju
Kurti takon ambasadorin e Turqisë, flasin për thellim të bashkëpunimit
Rusia pretendon se ka ndale një sulm në urën e Krimesë; Trafiku i ndaluar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?