“Rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domoroc-Hodonoc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet”, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit, në këtë vetaksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja 23 vjeçare, si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjere kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan.