Iniciatori i kësaj fushate është Luan Hasanaj, i cili tha se shumica e qytetarëve nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve.

“Miq, po e nisim një fushatë #ascnjecentmeshume për të e kundërshtuar propozimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Arsyet janë të bollshme, secili prej nesh i dinë. Shumica e qytetareve të Kosovës nuk mund të e përballojnë rritjen e çmimeve”, ka thënë Hasanaj.

Pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 për qind duke filluar nga 1 prilli, ka nisur një fushatë kundër këtij propozimi. “Asnjecentmeshume” është slogani i kësaj fushate që do të nisë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike