“Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i ka dhënë shenjë për t’u ndalur një veture të tipit Mercedes me targa vendore. Megjithatë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe.
Gjatë përcjelljes policore, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku duke goditur dhe dëmtuar objektin e një furre buke”, njoftoi policia.

Polica thotë se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari M. Sh., 18 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe i janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për: Mosrespektim të shenjës “Stop” të policit dhe drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për patentë shoferi.