Zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës kanë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët më datën 15.03.2025, kishin tentuar të kryenin një vjedhje në një market në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.
Personat e dyshuar:
A. M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
“Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin në fjalë, si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë, në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.