Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashikohet të mbajë moti i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.
“Temperaturat minimale pritet të jenë nga 7 deri 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 19°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.