“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinë, me datën 15.03.2025, rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё rrahje. Policia menjëherë i është përgjigjur informatёs dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjёs ku ka ndodhur rasti, aty ishin tё pёrfshirё tetё (8) persona”, thuhet nё njoftim.

Sipas policisё, tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr tretman mjekёsor, ndёrsa dy nga tё dyshuarit fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal ne Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё, pasi qё ishin tё lënduar nga mjeti i mprehtë (thikё).

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, gjashtё tё dyshuarit tё mitur janё ndaluar pёr 24 orё.