Ushtarët nga Komanda Rajonale Perëndimore e këtij misioni të udhëhequr nga NATO-ja, zhvilluan stërvitje në Kampin Villaggio Italia, e cila sipas tyre synon të testojë kohën e ndërhyrjes dhe procedurat e emergjencës në rast aksidenti masiv me qëllim përmirësimin e koordinimit ndërmjet njësive.

KFOR-i që zbaton mandatin, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rithekson se janë këtu  për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.