“Një kompani e taksive, kësaj radhe në Fushë-Kosovë, është zënë duke i mbushur veturat elektrike në të zezën. Pronari i kësaj kompanie kishte instaluar një njehsor elektrik pa dijeninë e KEDS-it dhe pa e regjistruar fare atë. 33,500.04 euro është bilanci i humbjeve që ky biznes duhet t’ia rikthejë KEDS-it. Kjo është kompania e dytë e taksive me vetura elektrike, të cilën KEDS-i e ka zënë duke vjedhur rrymën. Kushdo që joshet për të vjedhur rrymën, le të mendojë dy herë e le të besojë se KEDS-it nuk i shpëton asnjë rast pa u identifikuar. ZERO tolerancë ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike!. Vjedhja e rrymës t’len pa rrymë”, njofton KEDS.