Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen.
“Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje!” ka shkruar Konjufca.
Ai theksoi se kujtimet për Haxhi Thaçin do të mbeten të gjalla në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të.