By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Mot i vranët me intervale me diell
December 16, 2025
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri
EkonomiLajme

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2025/03/17 at 9:42 AM
Kosova Times Published March 17, 2025
Share
SHARE

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw), lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim.

Studimi që analizon trendet e emigrimit, tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar.

Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë secila në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian.

Studimi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Europian, mund të ofrojë avantazhe të rëndësishme socio-ekonomike për shtetet kandidate, por ka edhe rreziqe.

Tregjet e punës si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Bashkimin Europian, po përballen me mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe të aftësive.

Sondazhet në Ballkan gjithnjë kanë treguar vitet e fundit se mungesa e fuqisë punëtore, është pengesa kryesore për ambientin e biznesit.

Në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, bizneset e anketuara nga Banka Botërore si pjesë e Programit të Matjes së Aftësive raportuan se përballen me sfida serioze në gjetjen e punonjësve në të gjitha profesionet.

Serbia ka raportuar mungesa të larta (25%) të teknikëve dhe profesionistëve. Shqipëria ka raportuar 20% mungesa në punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve. Ndërsa për punonjësit e kualifikuar mungesat janë jashtëzakonisht të larta në të gjitha vendet.

Studimi tregon se individët që punojnë në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore brenda vendit, kanë më pak gjasa të emigrojnë. Në të kundërt, mungesa e fuqisë punëtore në vendet e BE-së nxit migrimin, veçanërisht në sektorë me kërkesë të lartë si shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe ndërtimi.

Të dhënat tregojnë se Gjermania është destinacioni kryesor për emigrantët nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Rreth 40% e individëve të anketuar që shprehin dëshirën për të emigruar zgjedhin këtë vend si opsionin e tyre kryesor.

Studimi thekson se aspiratat për migrim nuk varen vetëm nga faktorët ekonomikë, por edhe nga lidhjet sociale dhe kërkesat e tregut të punës.

Për të reduktuar dëshirën për emigrim, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmirësojnë kushtet e tregut të punës, duke krijuar më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional, rekomandon studimi./ Monitor

You Might Also Like

Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere

Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin

Receta e Kek me Xhenxhefil

“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Kosova Times March 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania pritet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Escobar: Ka shqetësime që Kosova mund të mos ketë votat për KiE-në
Abdixhiku: Afrim Bunjaku ishte një njeri me vlera të mëdha
Kirurgu shqiptar zgjedhet Kryetar i Kolegjit amerikan te kirurgëve në Dakoda të Amerikës
Kovaq: Kundërshtime ndaj dëshirës së Prishtinës për t’u bërë shpejt anëtare e Këshillit të Evropës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?