Në letër, ndër të tjera, thuhet se Dodik përbën një kërcënim serioz për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, e në këtë mënyrë edhe për sigurinë e Bashkimit Evropian, për shkak të lëvizjeve të tij, siç thonë ata, gjithnjë e më të theksuara secesioniste dhe lidhjeve të ngushta me Kremlinin.

Parlamentarët besojnë se përpjekjet diplomatike për të bindur Dodik nga politikat e tij aktuale kanë dështuar dhe se futja e sanksioneve është e nevojshme për të parandaluar destabilizimin e mëtejshëm.

Iniciatorë të këtij apeli janë deputetët Tineke Strik, Thijs Reuten dhe Irena Joveva, ndërsa letrën e kanë përkrahur deputetë të dhjetë vendeve anëtare të BE-së dhe pesë grupeve politike.

“Kam iniciuar një letër, të nënshkruar nga 28 anëtarë të Parlamentit Evropian, ku i bëhet thirrje përfaqësueses së lartë të BE-së Kaja Kallas që të marrë masa vendimtare dhe të vendosë sanksione kundër Milorad Dodik. Ne duhet të mbrojmë sigurinë e Bosnjës dhe Evropës nga kjo kukull e Putinit”, tha deputetja Tineke Strik në rrjetin social X.Image