Policia ka bërë të ditur se katër të mitur janë arrestuar në Suharekë nën dyshimin se kanë kryer vjedhje brenda shtëpisë së një gruaje.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 15 mars, kurse të dyshuarit kanë vjedhur orë dore, telefona, bizhuteri, si dhe një armë zjarri.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor.