Që të katërt nga mosha 20 deri në 29 vjeç, dyshohet se një ditë më parë në një kafieri në Mitrovicën e Veriut sulmuan dy viktima, një 33 vjeçar dhe një 27 vjeçare që ende vazhdojnë të jenë nën përkujdesje mjekësore, në Spitalin Rajonal të Mitrovicës në veri.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilët kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 17.03.2025 në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeçar dhe 27-vjeçare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri”, njoftoi policia.

Kanë treguar se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, dhe të njëjtit ndodhen në n masën e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve, gjithashtu i inkurajon qytetarët që të raportojnë rastet e ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.