By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë
August 25, 2025
Ish-zyrtari gjendet i vdekur në garazh: Babai gjeti një skenë të tmerrshme, ja çfarë ishte pranë trupit të pajetë
August 25, 2025
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
August 25, 2025
Precedenti i vitit 1974 rikthehet në fokus: Turqia kryeson vendet islamike në përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja
August 25, 2025
Bota e tmerruar nga gjakderdhja në spitalet e Gazës, përgjigjet Netanyahu. Trump: Epo, nuk jam i lumtur
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët në Gjermani për shkollën shqipe: Me lule dhe këngë për ditën e mësuesit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqiptarët në Gjermani për shkollën shqipe: Me lule dhe këngë për ditën e mësuesit
Lajme

Shqiptarët në Gjermani për shkollën shqipe: Me lule dhe këngë për ditën e mësuesit

Kosova Times
Last updated: 2025/03/18 at 7:53 AM
Kosova Times Published March 18, 2025
Share
SHARE

Dashuria për gjuhën të jap ndjenja, sepse rruga shkronjave shqipe rrjedhin thellë nga dejtë e gjakut të pastër arbëror, e siç thotë Petro Nini Luarasi:

Gjuhën e kemi tonë

Të vjetër dhe të vyer,

Nga Perëndia ish thënë

Që ta ruajmë të çkëlqyer.

Më 16 mars 2025 Schleißheimer të Munihut, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) në Bavari organizoi program të larmishëm kulturo-artistik, me nxënësit e shkollës shqipe, për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit.

Programi i u hap me Këngën “Mësueses sime”, të kënduar nga nxënësi e klasës Grafinger Str. të shkollës shqipe në Munih, të moderuar nga mësuesja Nife Arifaj.

Të pranishmit, nxënësit dhe mësimdhënësit me fjalët përshëndetëse i përshëndeten: kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj, përfaqësuesit konsullor të Republikës së Shqipërisë znj. Gentiana Mburimi dhe i Kosovës z, Afrim Nura, për të vazhduar me vallen “vallja me motive Kosovare” të vallëzuar nga nxënësit e shkollës shqipe të Fraeising-ut.

Me një ese për “7 Marsin -Ditën e Mësuesit” mësueseve ju drejtua Koordinatori i LAPSh-it z. Mustafë Krasniqi, i cili përpos fjalës emocionues për mësuesin kishte edhe një mesazh për prindërit, që ata t’ i sjellin fëmijët në klasa, ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, me qëllim që t’i shpëtojmë nga rrëmbimi i valëve të asimilimit në heshtje. Ndërsa për Bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, nga ta kërkoi që së bashku të vihemi në interes të ruajtjes së gjuhës me moto “të gjithë për shkollën shqipe”, që fëmijët dhe nipa të dinë të flasin me gjyshen e gjyshin me shqipen e bukur, kur ata shkojnë në atdheun mëmë! Pas përshëndetjes programi filloi me moderimin e nxënësve: Adeo Braho dhe ⁠Albina Krasniqi, duke i ftuar kolegët të dalin në skenë për të përformuar recitimet e tyre me poezitë e përgatitura nga nxënësit: Lorik Daci me poezi: “Gjuha shqipe” (Passau), Tiara Kastrati me “Kosova dje sot dhe nesër” (Deggendorf), Ledion Aliajme “7 Marsi Dita e Mësuesit” (Germering), Adeo Braho “Nënës (Giesing), Ledion Krasniqi “Kosova” (Garching), Haki Kukiqi “Shqiptar jam e Shqip nuk di” (Neumarkt), Role Lutolli “Dita e Pavarësisë (Augsburg), Emili Hysolli “Mësuesja ime”(Mainburg),  Eliona Gashi “Festat” (Kaufbeuren), Lijana Imeri “Mëmëdheu” (Landshut), Helena Gjoci dhe Nila Mani “Mësuesja jonë” (Kolbermoor, Buna dhe Bora Morina me poezinë “Mesazh për ty” (Rosenheim), Alisa Gashi “Kosova ime” (Augsburg), Poema Murtezani „Gjuha shqipe“ (Deggendorf).

Skenën e këtij manifestimi e ndryshoi dhe humori me titull “Profesionet” të përformuar nga nxënësit e Freising-ut: Lionidi, Xhesika, Liridoni, Mario, Eliza, Aridona, Liridoni, Tuana dhe Markeli. Kurse ajo që emocionoi të ptranishmit ishe pjesa teatrale me titull “ Plisi i Kosovës” të interpretuan nga nxënësit e Augsburg-ut: Albioni, Dea, Riga, Tringa, Lindrit dhe Leonora dhe për t’i relaksuar të pranishmit, nxënëset Adea Kelmendi, Emelinda Terzija (Neumarkt) ia dhanë këngës “Pa Duvak s’kam me u ba nuse” .

Ajo që e bënte prindin më të emocionuar ishte zëri i ëmbël i fëmijëve të tyre, kur ata dilnin në skenë, kur dhe belbëzonin në ndonjë varg shkëlqenin duke recituar poezitë, siç janë poezia: “Mësimi” Art Raci (Passau), Amena Hoti “Për ty mësuese” ( Germering), Giesing    Leart Bujari “Sa jemi shqiptar” (München), Medina Halilaj “Kosova” (Garching München), Atdhe Kelmendi “Për ty Kosovë”(Neumarkt) Alja Gjana “Mësuesja” (München Giesing), Debora Uka “Përse kërkon të bëhesh bletë” (Mainburg), Anastazia Ejlli “Shko dallëndyshe”- (Kaufbeuren), Donesa Hajdari dhe Learda Imeri me poezi: “Mos ma prek librin(Lashut) dhe me tregimin “Keci me veshët e gjatë” shqiptuar nga Mia Memin (Grafinger Str.) dhe me poezinë “Mësuesja” recituar nga Erona Ramadani (Moosach),  Leana Zogume poezi “Mësuesja ime” (Mainburg), Luena Hotime poezinë: “7. Marsi”(Germering) dhe poezinë “Fjala Nënë” të recituar nga Xheneta Rudhani ( Giesing).

Kënga “Amaneti” kënduar nga nxënëset: Esma dhe Medina Krasniqi- (Augsbur), të pranishmit u ndien të emocionuar, kurse melodi me piano: “Ku më je rrit moj lulja me erë”  u interpretua nga nxënësi Poema Murtezani (Deggendorf).

Programi u përmbyll me valle Folklorike të vallëzuar nga nxënësit e Lanshut-it: Donesa, Learda, Shefkija, Lijana, Arba, Arbëresha, kurse buqetë lulesh për mësuesin dhuruan kryesia LAPSh-i dhe konsullata e Republikës së Kosovës.

Kryetari i LAPSh-it donatorëve kontribuues ju ndan mirënjohje për kontributin e tyre dhënë për shkollën shqipe, ndërsa koordinatori i falënderoj mësueset, konkretisht Këshillin Organizativ: Enela Markja, Nife Arifaj dhe Anila Xhani për punën dhe angazhimin e tyre rreth organizimit, kryesinë e përshëndeti për kontributin që i dhanë Këshillit Organizues.

Programi përfundoi me urimin e nxënësve: – Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit mësuesi im!

You Might Also Like

Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim

IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

Gjendet i vdekur një person në Gllamnik

Kosova drejt BE-së: Osmani flet për sfidat dhe stabilitetin rajonal

Osmani takohet me presidentin e Austrisë: Një nga aleatët tonë më të fortë!

Kosova Times March 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shtuni: Kosova duhet të jetë më e matur në veprime

Kosova Times Kosova Times March 18, 2024
Blend Hajdari dhe Lenë Osmani fitues të turneut TOP 8 U19
Një çift bashkeshortot vdiq, një fëmijë u plagos në urën e Krimesë nga shperthimi (Video)
Vdekja e alpinistit, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor del me komunikatë
Shihni çfarë u gjet në vilën e famëkeqit Yevgeny Prigozhin (FOTO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?