Varrimi i 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit do të bëhet këtë të enjte, kështu ka njoftuar sot Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut ,Stojançe Angellov.
Angellov ka thënë se “kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera.