By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Makina përplaset me turmën në paradë në Holandë, nëntë të plagosur
December 22, 2025
Anglezi akuzohet se e drogoi gruan e tij për 13 vjet dhe solli burra për ta përdhunuar
December 22, 2025
Kurti premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për gjithsecilin
December 22, 2025
Osmani ngushëllon familjen dhe artistët për ndarjen nga jeta të Shemit
December 22, 2025
Hamza nga Rahoveci premton mbështetje për prodhimin vendor
December 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kokën lartë Kryeministër Hoti!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kokën lartë Kryeministër Hoti!
Opinion

Kokën lartë Kryeministër Hoti!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/19 at 7:29 AM
Kosova Times Published March 19, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë reagime të politikanëve pas humbjes së posteve apo moskalimit të pragut zgjedhor, por, nuk na ka rënë që të dëgjojmë reagimin e një politikani të ndershëm i cili dinjitetshëm me rreth 40 mijë vota bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës!

LDK-ja ka nevojë për reformim të thellë dhe përmbajtësor

Reagimin e anëtarit të kryesisë së LDK-së, ish kryeministrit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Avdullah Hoti duhet kuptuar si një zë të arsyes dhe guximit intelektual që i thotë gjërat ashtu siq janë e jo siq i preferon lideri i partisë.

Është e vërtetë se LDK-ja e ka shënuar një ngritje modeste në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, por një “fitore” e tillë që të rangon në vendin e tretë dhe pa asnjë komunë të fituar në nivel vendi, i ngjet ‘Fitores së Pirros’!

Përpilimi dhe renditja e kandidatëve në listë sipas tekeve të kryetarit, favorizimi medial i kandidatëve të caktuar në një listë të përbashkët të kandidatëve të LDK-së e kanë dëmtuar procesin zgjedhor duke e ndikuar elektoratin se në çfarë drejtimi ta dërgojnë votën e tyre të lirë!

Përzgjedhja e kandidatëve nga diaspora me direktiva të kryetarit Abdixhiku pa i konsultuar dhe pa i pyetur fare anëtarët e kryesisë dhe Këshillin e Përgjithshëm janë në kundërshtim të plotë me rregullat statutore të partisë.

Sikurse pararendësi i tij, edhe kryetari aktual abuzoj me fëmijët e ish veprimtarëve të vrarë të LDK-së, të cilët i favorizoj me votë në dëm të personaliteteve meritore brenda listës zgjedhore për të ngritur imazhin e tij personal.

Si produkt i parregullsive të shumta zgjedhore është dëmtuar besimi i anëtarësisë në strukturat drejtuese, përkatësisht në kryetarin e partisë për çka është thyer përsëri besimi i votuesit tradicional të LDK-së.

Prandaj, është në interesin e vendit dhe të LDK-së në veçanti që të reflektojmë të gjithë karshi zhvillimeve antidemokratike në subjektin e traditës më të gjatë demokratike në vendin tonë.

Rruga e theqafjes politike

Me “Rrugën e Re”, lidershipi aktual e bëri një ndarje fatkeqe nga e kaluara tradicionale dhe shtetformuese e tre shkronjave të arta-LDK.

Në vend të respektimit të vlerave dhe parimeve bazike të LDK-së që ishin dikur, si meritokracia dhe dëgjimi i zërit të themeltarëve dhe elektoratit të LDK-së, kryetari aktual e dëgjoj zërin e mercenarëve dhe të ricikluarve nga partitë e tjera, të cilët i ngriti (pa asnjë meritë) në hierarkinë më të lartë të LDK-së!

LDK-ja asnjëherë nuk do të arrijë të kthejë besimin në elektoratin e saj pa një reformim të thellë dhe përmbajtësorë.

Pas reagimit publik të Deputetit të sapo zgjedhur, ish Kryeministrit Avdullah Hoti, shefi (kryetari) i partisë i ndërseu “kicat” dhe “kucat” kundër tij, kinse për të shitur moral politik me ngritje të lehtë elektorale pas humbjes katastrofale në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke rrezikuar kështu që LDK-ja ta kalojë një gjysmë shekulli pa asnjë fitore në zgjedhjet parlamentare.

Janë për keqardhje ata që po e mbrojnë publikisht humbësin e zgjedhjeve, kryetarin i cili po e dërgon në theqafje politike kalanë e vjetër rugoviane, e cila për dekada ishte shembull i demokracisë, meritokracisë dhe llogaridhënies!

Prof. Avdullah Hoti, njëri nga më të votuarit, e ka të drejtën e vet legjitime për t’u shprehur kundër devijimeve dhe deformimeve të brendshme, andaj nuk duhet ‘kryqëzuar’ njeriu i urtë dhe i dinjitetshëm, por duhet ‘gozhduar’ shkaktari i humbjes katastrofale të LDK-së!

Mbaje kokën lartë Kryeministër, të gjitha forcat progresive në LDK janë me Ty.

You Might Also Like

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

Brukseli mposht Brukselin

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Thaçi: 385 raste të pickimit nga rriqrat, asnjë i hospitalizuar

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Osmani takon Kamp: Të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirja prioritet
FT: Rusia mund të nisë ofensivë në shkallë të gjerë në Ukrainë brenda 10 ditëve
Fëmijët e Kosovës bëhen patrullues për një ditë: Aktivitet edukativ për sigurinë rrugore
Malli pa afat në markete në fund u faturohet punëtorëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?