Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Leposaviq, kundër të pandehurit R.M., në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Prokuroria njofton se i pandehuri R.M., më 31 tetor 2024, në fshatin Soqanicë të komunës Leposaviq, me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë pa leje të organit kompetent – pushkë të gjuetisë dhe gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë të armës së gjuetisë.
Ndërsa, të pandehurit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar:
Një (1) pushkë gjysmë automatike,
Një (1) pushkë automatike,
Një (1) pushkë ajrore,
Një (1) gazmaskë ushtarake,
Pesë (5) thika të ndryshme,
Dy (2) kapela të policisë serbe,
Njëzetë (20) fishekë të vendosura në fotrolla ushtarake,
Nëntëdhjetë (90) fishekë të kalibrave të ndryshëm,
Një (1) palë dylbi të pushkës,
Një (1) bajonetë pushke,
Një (1) shufër metalike të policisë,
Tetëdhjetë e shtatë fishekë (87) të pushkës së gjuetisë,
Një (1) radiolidhje,
Tutje bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.