Duke iu referuar një deklarate nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, Leavitt thotë se Trump dhe Zelensky patën një bisedë “fantastike”.

Ajo tha se Zelensky falënderoi SHBA-në për mbështetjen e saj – veçanërisht për raketat Javelin – dhe se “paqja e qëndrueshme nën udhëheqjen e presidentit Trump mund të arrihet”, raporton BBC.

Të dy burrështetasit diskutuan gjithashtu për luftimet në Kursk, duke kërkuar gjithashtu më shumë burime të mbrojtjes ajrore.

Së shpejti pritet një takim teknik me synimin për një armëpushim më të gjerë në Detin e Zi.

Trump gjithashtu citohet të ketë se thënë se “pronësia amerikane” e infrastrukturës energjetike të Ukrainës mund të ndihmojë vendin.

Pjesa më e madhe e konferencës deri më tani është përqendruar në politikat e emigracionit dhe çështjet e brendshme të SHBA-së, veçanërisht në debatet ligjore mbi dëbimet.