Mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe armëmbajtje pa leje.
Policia ka njoftuar se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetë dhe sekuestruar një monitor kompjuteri, një shtëpizë, një laptop dhe një thikë etj.
Personi i arresuar B.G 23 vjeçar me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.