E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Kosovë gjeneral brigade Chris McKinney, nga Komanda Evropiane e SHBA-së – EUCOM.
“Gjatë vizitës, McKinney do të zhvillojë takime dypalëshe për ta përforcuar mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Zyrtari nga EUCOM do të zhvillojë takime për ta përforcuar mbështetjen për zhvillimin e sigurisë dhe mbrojtjes.